MTV i thotë “lamtumirë” Taylor Swift-it!

Vazhdojnë ditët ters të Taylor Swift.

ShowBiz

28/07/2016 23:56

Janë shpallur nominimet për MTV Video Music Awards (VMAs) dhe Taylor nuk është dukur gjëkundi, edhe pse në vitin që lamë pas ajo publikoi 3 video: “Wildest Dreams”, “Out of the Woods” dhe “New Romantics” nga albumi i saj i fundit, “1989”.

Vitin që lamë pas Swift vendosi rekord duke u nominuar 10 herë, por nuk arriti ta përjetonte gjatë këtë sukses pasi Beyonce është nominuar plot 11 herë këtë vit, duke e thyer rekordin e këngëtares 26-vjeçare.

Ndryshe nga MTV VMAs 2015, ku Swift fitoi goxha trofe, përfshirë edhe atë të “Video of the Year”, këtë vit Taylor duhet të relaksohet në kolltuk dhe të shijojë shfaqjen e Adele-s dhe Beyonce-s, pasi të dyja kanë premtuar një super spektakël. /Blitz.al/