MTI-ja pret investime dhe reflektim politik nga Spanja – Lajmi.net
MTI-ja pret investime dhe reflektim politik nga Spanja
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 14:05, 7 November 2018
Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, informoi investitorët spanjollë lidhur me legjislacionin, mundësitë, potencialet e çështjet tjera që kanë të bëjnë me investitorët.

Bizneset spanjolle të prirë nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini janë takuar edhe me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ku kanë diskutuar lidhur me mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si në aspektin ekonomik edhe në atë politik, kur dihet se Spanja akoma nuk e ka njohur Kosovën.

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, informoi investitorët spanjollë lidhur me legjislacionin, mundësitë, potencialet e çështjet tjera që kanë të bëjnë me investitorët.

Ministri kërkoi nga bizneset spanjolle që pas kësaj vizite në Kosovë, kur të kthehen në vendin e tyre të ndikojnë tek institucionet që të nisin e forcojnë bashkëpunimin me Kosovën, sepse kjo është në interes të dy vendeve.

Ne presim investime dhe reflektim politik nga Spanja, tha ministri i Tregtisë e Industrisë, transmeton lajmi.net.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së, e njoftoi ministrin lidhur me vizitën e parë të bizneseve spanjolle me ftesë të AKB-së  ku janë 15 biznese nga industria mishit, aluminit, elektrikës, ndriqimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfimerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike, ato ambulantive e të tjera.

Bizneset spanjolle treguan se janë të gatshëm të investojnë e lidhin marrëveshje bashkëpunimi me biznesevet vendëse për eksporte e importe. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO