MTI-ja paralajmëron barriera tregtare për prodhimet e Shqipërisë – Lajmi.net
MTI-ja paralajmëron barriera tregtare për prodhimet e Shqipërisë
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 9:29, 10 April 2018
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka paralajmëruar barriera tregtare për produktet e Shqipërisë nëse autoritete shqiptare edhe më tutje vazhdojnë t’i pengojnë eksportet kosovare në këtë shtet.

Gjatë vitit që lamë pas kompanitë kosovare eksportuan në Shqipëri produkte në vlerë prej 60 milionë eurosh, derisa ato të Shqipërisë në vendin tonë sollën prodhime në vlerë prej më shumë se 150 milionë eurosh.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka paralajmëruar se do të vendosë barriera tregtare për prodhimet e Shqipërisë nëse kjo e fundit edhe më tutje vazhdon me aplikimin e tyre për prodhuesit kosovarë.

Si në të kaluarën, por edhe aktualisht Doganat e Shqipërisë në vazhdimësi aplikojnë barriera të ndryshme për ta ndalur eksportin e prodhimeve shqiptare në këtë shtet, derisa prodhimet e Shqipërisë në vendin tonë importohen pa asnjë problem, shkruan “Zëri”.

Në dijeni për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje janë edhe Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë, të cilat pranojnë që ka ngecje në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Tregtisë dhe jemi të përkushtuar që marrëveshja të zbatohet mes dy vendeve dhe të eliminohen të gjitha barrierat që janë paraqitur”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës për gazetën “Zëri”.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO