MSA-ja ia humb Doganës 11 milionë euro

Kosova në tre muajt e parë të këtij viti për shkak të MSA-së humbi 11 milionë euro taksa doganore për produktet e ardhura nga BE-ja të cilave iu ul kjo taksë.

Lajme

09/05/2017 13:14

Mallrat që vijnë nga Bashkimi Europian (BE) liberalizohen në  40 për qind më pak taksë doganore. Për tre muajt e parë të këtij viti Kosovës marrëveshja e MSA-së, ia shmangu mbi 11 milionë euro, në anën rritja e importit të  derivateve kanë kontribuar në mbushjen e arkës së shtetit.

Drejtori i ri Doganës  Bahri Berisha i cili për herë të parë raportoi para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa tha se sipas marrëveshjes, mallrat e BE-së do t’u bie në 40 për qind taksa doganore.

“Marrëveshja e Stabilizim e Asociimit ka filuar të implementohet në vitin e kaluar nga data 1 prill ndërsa këtë vit e kemi pas të plotë marrëveshjen dhe kemi pas shkallen e dytë të liberalizimit të taksave që në mesatare do ti bie 40 për qind taksa doganore më pak për mallrat që janë me origjinë nga BE-ja”, tha Berisha.

Sipas Berishës, nga importet e mallrave të BE-së, për tre muaj të këtij viti,  Kosova humbi mbi 11 milionë euro taksa.

“Në këtë rast importe nga BE-ja për këtë tremujore kemi pas dikund 110 milionë euro vlerë të mallrave që nëse e shndërrojnë në taksë doganore është dashtë të jenë rreth 11 milionë euro taksë plus ndikimi i TVSH-së është në vlerën mbi 11 milionë euro sidoqoftë kjo është marrëveshje në zbatim dhe ka ndikua drejtpërdrejtë në taksën doganore”, tha ai.

Sipas kreut të Doganës, derivatet janë kontribuues kryesorë në mbushjen e buxhetit të vendit.

“Kemi pasë rritje të disa mallrave strategjike siç janë derivatet. Çmimet ndërkombëtare kanë pasw rritje në mbushjen e derivateve edhe pse te derivatet është çështja e akcizës që paguhet me njësi por vlera e rritur në bursën ndërkombëtare ka ndikuar në TVSh në total kemi rritje dikund rreth 3 milionë euro vetëm nga pjesa e TVSh-së vetëm në importin e derivateve “njoftoi ai

Sa u përket të hyrave, Berisha thotë se në tre muajt e parë të këtij viti Dogana e  ka realizuar planin sipas qeverisë 97.6 për qind, ndërsa ka përfunduar tremujorin me rreth 600 mijë euro më shumë se në vitin e kaluar.

Në mbledhje të komisioni u bë e ditur se në  vitin e kaluar Dogana mblodhi mbi 1 miliard e 50 milionë euro, përderisa projeksionit për këtë vit janë 1 miliard e 108 milionë.

Kosova ka lidhur marrëveshje me BE-në për 99.7 për qind të produkteve. 1 mijë e 204 produkte apo 68.56 për qind liberalizohen menjëherë nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, ndërsa 160 produkte të liberalizuar ajanë bujqësore. Pjesa prej 541 produkteve tjera bujqësore do të  liberalizohet brenda 5, 7 dhe 10 vjetëve.

Mbi 70 për qind të produkteve industriale liberalizohen menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes përderisa produkte tjera industriale përgjatë viteve.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar më parë se prodhuesit vendorë kanë qenë të painformuar lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit (MSA), vëllimit të madh të mallrave “Made in BE” që vijnë në Kosovë dhe kufizimeve që lidhen me cilësinë e dobët të prodhimeve vendore për tregun e BE-së.

Tre muajt e parë të zbatimit të Marrëveshjes së MSA-së në Kosovë pas nënshkrimit patën 5 milionë euro efekt në buxhetin e vendit./Kallxo.com