“Mrekullia” e radhës nga FFK, një fanellë e Kosovës kushton 116 euro!

Çmimi i kompanisë "Fourteen" konsiderohet shumë i lartë.

Sport

19/07/2018 14:31

Federata e Futbollit të Kosovës ka nxjerrë në shitje fanellat e reja.

Çmimi për ata që duan ta blejnë online atë është 116 euro, përcjellë “Lajmi.net”.

Ky është një çmim jashtëzakonisht i lartë në krahasim me standardin në vend e po ashtu edhe në krahasim me fanellat e Kombëtareve tjera, madje atyre të mëdha.

Fanellat e reja janë prodhim i markës “Fourteen”. /Lajmi.net/