Mrekullia e placentës, ja si vepron ajo gjatë shtatzënisë

Placenta rregullon luftën për ushqime mes një nëne shtatzënë dhe foshnjës së saj të palindur, kanë gjetur shkencëtarët.

Lifestyle

13/09/2016 04:57

Ekspertët më parë besonin se ky organ lejonte vetëm mineralet vitale që të kalonin. Por një studim i ri sugjeron se ai luan një rol të rëndësishëm në betejën mes ushqimeve, duke vendosur se kush merr më shumë.

Sasia që transportohet për në fetusin varet krejt nga shëndeti i nënës, kanë gjetur hulumtuesit nga Universiteti i Kembrixhit, transmeton Gazeta Express.

Nëse një nënë shtatzëne është obeze, ka ushqim të dobët ose probleme metabolike, shumë më pak ushqyes do të transportohen në foshnjën që zhvillohet brenda.

Foshnjat e lindura me mungesë të ushqyesve kanë më shumë gjasa që të kenë një peshë jonormale të lindjes ose të lindin para kohe.

Udhëheqësja e studimit, Dr. Amanda Sferruzzi tha: “Gjatë shtatzënisë, ekziston një lloj lufte mes nënës dhe fetusit, se kush merr më shumë ushqyes të cilët nëna i gëlltitë. Kjo tregon për herë të parë se placenta është si një lloj gjyqtari i cili kontrollon këtë luftë”.