Mrekullia e Contes

Fitoret janë të vështira, konfirmimi edhe më tepër. Por, Juventus, nën drejtimin e Antonio Contes fitoi dy Scudetto të njëpasnjëshme dhe është në rrugë të mirë për ta siguruar edhe të tretin, me statistika të jashtëzakonshme. Gjiganti torinez ecën me ritëm të mahnitshëm: fitorja e nëntë e njëpasnjëshme këtë edicion në Serie A (4:1 kundër…

Sport

25/12/2013 17:50

Fitoret janë të vështira, konfirmimi edhe më tepër. Por, Juventus, nën drejtimin e Antonio Contes fitoi dy Scudetto të njëpasnjëshme dhe është në rrugë të mirë për ta siguruar edhe të tretin, me statistika të jashtëzakonshme.

Gjiganti torinez ecën me ritëm të mahnitshëm: fitorja e nëntë e njëpasnjëshme këtë edicion në Serie A (4:1 kundër Atalantës të dielën) e dërgoi ekipin në kuotën e 89 pikëve brenda vitit 2013, mesatarisht 2.405 pikë për ndeshje.

Një statistikë rekord, duke parë parasysh primatin e kaluar të mbajtur nga skuadra e drejtuar nga Fabio Capello (2.385 pikë më 2005).

Juventus, njësoj sikurse në përfundim të stinorëve 2011 dhe 2012, shkon në pushim si e para në renditje. 17 ndeshjet e deritashme këtë edicion kanë treguar se Conte vërtetë udhëheq një ‘ushtri’: 15 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Bilanci aktual është 46 pikë, nëntë fitore me radhë. Për fitoren e dhjetë me radhë duhet të mposhtet Roma, kundërshtari i ardhshëm më 5 janar në Torin.

Pasi ka kaluar mesataren e pikëve të Capellos, Conte dhe skuadra e tij kanë para vetes një rekord tjetër, atë të 91 pikëve të shënuara më 2005/06.

Mesatarja aktuale e ekipit është e frikshme, dhe nëse vazhdojnë kështu, Bianconerët mund të mbërrijnë në 100 pikë.