Mposhtet Manchester United

Manchester United ka pësuar humbjen e pestë këtë sezon në Premierligë.

Sport

11/02/2018 17:07

Në kuadër të xhiros së 27-të, ‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur në udhëtim te Newcastle United, me rezultat 1:0.

Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në pjesën e dytë.

Ishte Ritchie që shënoi në minutën e 65’ për fitoren e Newcastle

Manchester United pas kësaj humbje mbetet në pozitën e dytë me 56 pikë, ndërsa xhiron tjetër në ‘Old Trafford’ pret Chelsean./Lajmi.net/