MPMS e BSPK bien dakord për bashkëpunim për Ligjin e Punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është takuar sot me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini dhe dy nënkryetarët e tij.

Lajme

14/11/2017 17:12

Sipas njoftimit nga MPMS-ja, gjatë takimit Reçica dhe Ajdini janë dakorduar për bashkëpunim dhe ngritje të temave me interes për qytetarët dhe punëtorët në veçanti.

“Tema me interes të përbashkët u konstatuan Ligji i Punës, Ligji i pensioneve kontributdhënëse, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore etj”, thuhet në njoftim.