MPMS do të ndërtojë edhe 30 shtëpi në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të financojë ndërtimin e edhe të 30 shtëpuive në Lagjen e Dëshmorëve në fshatin Balloc të Podujevë.

Lajme

21/02/2017 14:18

Ministri i Punës Arban Abrashi ka nënshkruar sot një memorandum me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu, për vazhdimin e projektit, transmeton lajmi.net.

“Me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot nënshkruam memorandumin për vazhdimin e projektit të ndërtimit të shtëpive sociale në Lagjen e Dëshmorëve në Balloc të Podujevës.

Në bazë të marrëveshjes përfshihet ndërtimi edhe i 30 shtëpive për familjet e strehuara në këtë lagje. Do të angazhohemi në vazhdimin e këtij projekti deri në largimin e familjes së fundit nga kontejnerët e kësaj lagjeje”, thuhet në njoftimin./Lajmi.net/