MPJ uron Tsiparas dhe Zaev, mirëpret Marrëveshjen historike mes vendeve për emrin

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës uron Kryeministrat Alexis Tsipras e Zoran Zaev dhe mirëpret Marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Lajme

13/06/2018 11:32

MPJ vlerëson se kjo Marrëveshje do t’i kontribuojë edhe më tej forcimit të paqes, ruajtjes së stabilitetit, ndërtimit të mirëbesimit, transformimit dhe integrimit euro-atlantik të të gjithë rajonit të Evropës Juglindore, thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm në mes vendeve respektive dhe rritjes së prosperitetit për qytetarët.

MPJ konsideron se arritja e kësaj Marrëveshje historike është një dëshmi dhe shembull se kur ekziston vullneti, gatishmëria dhe lidershipi nëpërmjet diplomacisë, dialogut, respektit reciprok mund të arrihen zgjidhje edhe për çështjet më të vështira.

Ministria e Punëve të Jashtme falënderon të gjithë palët dhe akterët e përfshirë në proces që ndihmuan në arritjen e kësaj Marrëveshje. /Lajmi.net/