MPJ telegram ngushëllimi për vdekjen e bashkëshortes së Fehmi Agani

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Agani me rastin e ndarjes nga jeta e zonjës, Sadije Agani, bashkëshortes së Akademikut, vizionarit dhe njërit prej intelektualëve më të shquar të Kosovës, Fehmi Agani.

Lajme

18/07/2018 14:39

“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për vdekjen e znj Sadije Agani. Zonja Agani ishte bashkëshortja e të ndjerit Akademik, Fehmi Agani, arkitektit të proceseve demokratike dhe pavarësisë së Kosovës. Shpirti i Saj le të prehet në paqe. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agani dhe të të afërmeve të tyre. ”, ka thënë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli.​