MPJ: Fadil Vokrri la gjurmë të pashlyera historike – Lajmi.net
MPJ: Fadil Vokrri la gjurmë të pashlyera historike
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSportSporti VendorTë tjera 18:55, 9 June 2018
Ministria e Punëve të Jashtme e ka pranuar me shqetësim të thellë dhe tronditje të rëndë lajmin trishtues për humbjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës dhe ish-futbollistit të dalluar, Fadil Vokrri.

MPJ vlerëson se Vokrri jo vetëm që la gjurmë të pashlyera historike në profesionin dhe të arriturat si sportist i dalluar, por ai me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij u shndërrua në forcë kryesore shtytëse për zhvillimin e futbollit në nivel kombëtar dhe avancimin ndërkombëtarë nëpërmjet anëtarësimit të vendit tonë në FIFA dhe UEFA.
MPJ do të kujtojë gjithherë rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm që Vokrri i dha vendit nëpërmjet diplomacisë së sportit, duke e forcuar subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës dhe duke e promovuar shtetin e ri gjithandej nëpër botë.

Ministria e Punëve të Jashtme i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të të afërmve të tij në këto momente të vështira, thuhet në njoftimin e MPJ/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO