MPJ është duke u interesuar për shtetasit kosovarë në Paris

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke u interesuar nëse ndonjë qytetarë i Kosovës ka pësuar apo ka nevojë për ndihmë në Paris.

Bota

14/11/2015 00:49

Përmes ambasadës së Kosovës në Paris, zyrtarët e MPJ-së tregojnë se janë duke u munduar që të sigurojnë informacione më konkrete lidhur me shtetasit e Kosovës që gjenden atje.

Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se e kanë kontaktuar Ambasadën e Kosovës në Francë dhe janë duke u interesuar për shtetasit e Kosovës që jetojnë apo studiojnë në Paris.

“Ne po i përcjellim me dhimbje dhe shqetësim të gjitha zhvillimet në Paris dhe jemi interesuar nëse ndonjë qytetarë i Kosovës ka pësuar apo ka nevojë për ndihmë, mirëpo për momentin është shumë vështirë me marr informacione, sepse gjendja është e jashtëzakonshme”, ka thënë Arifaj.