MPJ e Kosovës: Liberia s’e ka tërhequr njohjen, është propagandë e Serbisë sikur me Ganën

Mediat serbe sot raportuan se Liberia e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Lajme

20/06/2018 16:47

Por në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka asnjë informacion të tillë.

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka thënë për lajmi.net se edhe kjo është vetëm një propagandë e mediave serbe.

“Është e njëjta gjë, kanë raportuar se Guinea Bisau e ka tërhequr njohjen ndërsa ne dje e kemi akredituar ambasadorin, u raportua se edhe Gana e ka tërhequr njohjen ndërsa ambasadorja dorëzoi letrat në Kosovë”, ka thënë Zyberaj.

Ndërsa sipas raportimeve në Serbi, u tha se ministri i Punëve të Jashtme të Liberisë, Gbezongar Milton Findlay i ka dorëzuar homologut serb, Ivica Daçiq  notën mbi tërheqjen e pavarësisë së Kosovës duke publikuar edhe një dokument.

Theksojmë se Liberia e ka njohur Kosovën në maj të vitit 2008./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Pas dështimit në Surinam dhe Guine, Serbia pretendon se Liberia e ka ‘tërhequr’ njohjen e Kosovës