MPJ e Kosovës i konfirmon sulmet kibernetike: Janë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina – Lajmi.net
MPJ e Kosovës i konfirmon sulmet kibernetike: Janë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 17:31, 7 December 2018
Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar sulmet kibernetike që kanë pësuar në sistemin e tyre dje.

“Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve vijnë kryesisht nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Këtë e ka konfirmuar në ‘Twitter’ vet Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan lajmi.net

Ata gjithashtu kanë thënë se autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe po punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurtë.

“Dje sistemi i Ministrisë së Punëve të Jashtme  të Kosovës ka përjetuar një sulm kibernetik. Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe po punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurtë dhe në funksion. Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve kryesisht vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO