MPJ dënon sulmin me armë ndaj Azem Vllasit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e dënon sulmin me armë ndaj avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.

Lajme

13/03/2017 18:00

“MPJ shpreh solidarizimin e thellë me avokatin Vllasi, familjen e tij dhe të gjithë të afërmit që janë prekur nga kjo ngjarje e papranueshme dhe e shëmtuar për një shoqëri demokratike sikurse kjo që po angazhohemi ta ndërtojmë në Kosovë”, thuhet në reagimin e MPJ-së, transmeton lajmi.net

“MPJ fton të gjitha institucionet e rendit që ti sjellin para përgjegjësisë personat e përfshirë dhe i uron shërim të shpejt z. Vllasi, i cili në muajt e fundit ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm për një sërë çështjesh të karakterit rajonal”, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme. /Lajmi.net/