MPJ demanton njohjen nga Myanmar

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thotë se nuk është e vërtetë që Myanmar e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka paralajmëruar se gjatë ditës do të dalë me një komunikatë për ta qartësuar situatën e krijuar.

Lajme

24/01/2014 07:35

E plotësuar, 13:12

 

Lajmi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Myanmari del të jetë i rremë.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të jashtme kanë thënë për Koha.net se nuk është e vërtetë që Myanmar ka njohur shtetin e Kosovës.

Raportohet gjithashtu se gjatë ditës, MPJ do të dalë me një komunikatë për ta qartësuar situatën e krijuar.

—-

 

Ministria e Punëve të Jashtme të  Unionit Myanmar (Birmani) përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur, raporton Koha.net.

Në notën e këtij vendi rikujtohet vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Myanmar në dhjetorin e vitit të kaluar, “i cili me bindje na prezantoi arsyet se pse Kosova duhet të jetë e pavarur e sovrane”, thuhet në notën, e cila nis me fjalinë “Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit të Myanmarit ka nderin t’ju njoftojë se Qeveria e Republikës së Unionit të Myanmarit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës si shtetet sovran e të pavarur”.

Myanmari ndodhet në Azinë juglinore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë.

Ky është vendi i 106 që ka njohur Kosovën dhe i dyti në vitin 2014, pas Tangos.