Mpenza: Hazard duhet të luajë për këtë skuadër

Emile Mpenza ka kërkuar nga Eden Hazard që të largohet nga Chelsea.

Sport

19/02/2019 15:28

Legjenda e Belgjikës, Emile Mpenza, ka thënë se Eden Hazard duhet të largohet në verë nga Chelsea,

Sipas legjendës belg, bashkëkombësi i tij duhet të largohet nga skuadra londineze, pasi tashmë ka shkruajtur historinë.

“Mendoj se ai tashmë e ka shkruar historinë te Chelsea, andaj duhet të transferohet diku tjetër”, ka thënë Mpenza, përcjell lajmi.net.

“Një lojtar dëshiron të largohet te një skuadër tjetër për tu zhvilluar edhe më shumë. Real Madrid i ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve rresht, gjë të cilën nuk e ka fituar te Chelsea.

“Nëse ai dëshiron të zhvillohet, ai mund të bëhet edhe më i fortë te Real Madrid.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/