MPB: Punët në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në Drenas janë kryer në mënyrë efikase

Ditë me parë, komuna e Drenasit e akuzoi Ministrinë e Punëve të Brendshme për mos kryerje të shërbimeve ndaj qytetarëve të këtij qyteti.

Lajme

23/07/2017 18:37

Përmes një njoftimi për media kjo komunë tha se qytetarët janë ankuar për mos kryerje të shërbimeve në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, mirëpo kjo zyre i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme e jo komunës, shkruan lajmi.net.

Zyrtarë të MPB-së i kanë thënë lajmi.net, se shtimi i fluksit të qytetarëve në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në komunën e Drenasit, ka bërë që gjatë ditës së enjte të krijohen radhët e gjata të pritjes.

“Konfirmojmë se punët në këtë Qendër janë kryer në mënyrë shumë efikase, me përgjegjësi nga punonjësit, duke mos neglizhuar qytetarët, ashtu siç pretendohet”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Sipas tyre, kjo mund të vërtetohet edhe përmes monitorimit të kamerave.

Sa i përket informimit të opinionit MPB ka konfirmuar se gjatë ditës së enjte janë bërë:

Regjistrime të  reja-6

Vazhdime-  44

Ç lajmërime- 5 pesë

Ndërrime të cra-ve 14

Ndërrim  të targave- 3

Ri regjistrime- 4

Transfere me sistem- 3

Transfer manuale- 5./Lajmi.net/