MPB kërkon nga vozitësit që të kenë kujdes në trafik

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes në trafik, veçanërisht ka kërkuar nga vozitësit të jenë më vigjilentë.

Lajme

10/07/2018 15:18

Ai ka bërë të ditur se Ministria që udhëheqë do të marrë masa shtesë për të ngritur nivelin e sigurisë në trafik.

Bazuar në të dhënat e fundit për gjendjen aktuale në trafikun rrugor,vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën gjashtë qytetarë të Republikës së Kosovës, si rezultat i aksidenteve në trafik.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e pa kompromis ndaj shkelësve në trafik dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes se do të ndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

Gashi ka apeluar te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur dalin në rrugë.

“Shpejtësia po vret qytetarë të Kosovës, ju lutemi që të kontribuojmë së bashku për një siguri më të madhe në trafik”, ka thënë ai.