MPB: Gati tri orë pritje në Merdare, situatë më e mirë në pikat tjera kufitare

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në pikë-kalimet kufitare gjendja është më stabile dhe nuk ka kolona të gjata.

Lajme

26/08/2018 23:24

Megjithatë, situatë më e rënduar vërehet në Merdare, aty ku janë krijuar kolona deri në 800 metra dhe pritjet për të dalë nga territori i vendit shkojnë deri në 160 minuta, shkruan lajmi.net.

Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë situata është krejtësisht ndryshe.

Aty kolonat kapin shifrën e vetëm 50 metrash, ndërkaq që pritjet shkojnë deri në 20 minuta për të dalë nga territori i Kosovës.

E situatë e njëjtë si në Dheun e Bardhë është edhe në shumicën e pikave të tjera kufitare.

Nëpër të gjitha këto, pritjet më së shumti shkojnë deri në 15 minuta, kryesisht në dalje të territorit të vendit.

Kujtojmë se tash e një kohë MPB ofron të dhënat e fundit të pritjeve në pikat kufitare përmes Qendrës për Menaxhimin e Kufijve.

Kjo ministri po konsideron se sezona e verës e ka zënë të papërgatitur palën kosovare në këtë drejtim./Lajmi.net/