MPB e Maqedonisë: 7 të arrestuarit në Kumanovë, pjesëmarrës edhe në sulmin e Gushincës

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se 7 prej 21 personave të grupit të armatosur që u përleshën me policinë maqedonase në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kanë marr pjesë edhe në sulmin e stacionit policor në fshatin Gushincë të Komunës së Likovës.

Lajme

06/06/2015 19:43

Zëdhënësi I MPB, Ivo Kotevski tha se në këto përfundime kanë ardhur kryerjes së ekspertizës nga ana e Departamentit për kriminalistikë të MPB – së së Maqedonisë, në bazë të të cilave, 7 personat në fjalë do të paditen për të dy veprat.

“Inspektimi  menjëherë pas sulmit të stacionit policor në fshatin Goshincë dhe u vërtetua se 7 anëtarët e grupit gjatë neutralizimit dhe eliminimit në lagjen e Trimave kanë marrë pjesë edhe në sulmin në stacionin policor në Goshincë. Ministria e Punëve të Brendshme përmes Departamentit Policor për  Punë Ndërkombëtare prej më shumë shërbime pranoi vërtitim duke kaluar në të dhëna operative dhe është vërtetuar se 21 persona tashmë janë të njohur për shumë shërbime policore në rajon dhe më gjerë dhe të njëjtit kanë qenë të pandehur për vepra penale rënda kriminele si: vrasje, rrëmbime, vjedhje disa prej tyre janë të të paditur më shumë se 22 herë”, shprehet Kotevski.

Sipas tij, këta 21 persona të grupit, kanë vërtetim se janë të njohur për policinë për 6 vepra të rënda: “vrasje, dhunë dhe shumë vepra të tjera të bëra në territorin e Maqedonisë dhe ndaj qytetarëve të Maqedonisë por veprat më të rënda i kanë kryer në territorin e Kosovës dhe Austrisë”.

Anëtarët e këtij grupit kanë vepruar edhe në vende të tjera por pritet vërtetim gjatë periudhës së caktuar deklaroi Kotevski./RTM/