MPB dhe MPMS marrëveshje për ndalimin e keqpërdorimit të pensioneve

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) nënshkruan sot Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim ndalimin e keqpërdorimit të pagesave të pensionistëve.

Lajme

23/06/2015 14:49

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, thuhet në një njoftim të MPB-së.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim sigurimin  dhe shkëmbimin e informacioneve në mes të dy ministrive, për rastet e lajmërimit dhe konfirmimit të vdekjes së pensionistëve, me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të gjitha pengesave dhe problemeve të mundshme për rastet kur keqpërdoren pagesat e pensioneve”.

“Kjo marrëveshje zbatohet nga zyrtarët përgjegjës të MPMS-së dhe MPB-së të cilët janë të mandatuar për sigurimin dhe shkëmbimit të informatave lidhur me rastet e konfirmimit të vdekjes së pensionistëve të evidentuar në regjistrat e MPMS-së, si shfrytëzues të skemave pensionale të financuara nga shteti dhe në regjistrat e gjendjes civile të MPB-së, përkatësisht, Agjencisë së Regjistrimit  Civil”, thuhet në njoftim.