Mozzik zbulon datën e publikimit të projektit të ri, ja me kë po bën duet

Mozzik është reper shumë i pëlqyer në vend.

ShowBiz

20/11/2018 12:41

Mozzik ditë më parë ka konfirmuar lajmin dhe po kthehet me koncerte, pas një pauze të gjatë, shkruan lajmi.net.

Reperi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se projekti i tij më i ri publikohet më 30 nëntor dhe vjen në duet me Ghetton.

“Spe qojmë ma larg ??
Me datën 30 ?? Mozzik – G H E T T O
#2euromusic #Mozzik @macloud_lauthentikk@miksu @orkan.ce“, ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Mozzik është “Para Siempre”, në duet me vëllain e tij Getinjon.  /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqZmHvrFlCO/