Mozzik u ik konflikteve, bëhet djalë i mbarë dhe i përgatit drekën gruas

Raportet jo fort të mira mes reperëve po vazhdojnë, por Mozzik tashmë ka zgjedhur të rri në paqe dhe po shijon çdo moment me familjen e tij.

ShowBiz

17/01/2019 13:01

Reperi Mozzik dikur ka qenë i përfshirë në disa ‘sherre’ mirëpo duket se lidhja me Loredanën dhe tashmë epiteti baba e ka ndryshuar atë rrënjësisht, shkruan lajmi.net.

Për një mosmarrëveshje mes tij dhe reperit Read para disa vitesh po diskutohet edhe sot kur Readi ka hyrë në labelin në të cilin dikur ishte Mozzik, mirëpo rreth kësaj, konfliktit me reperin ferizajas dhe pse zgjodhi të jetë pjesë e ‘On Records’ mund t’i kuptoni në intervistën e fundit që ai e ka dhënë për ‘Mirage’ dhe që transmetohet këtë të premte duke filluar nga ora 19:00 në faqen e lajmi.net në Facebook.

Në anën tjetër Mozzik nuk po merret fare me problemet mes reperësh e as me njerëzit e tjerë përreth. Atë e ka ndryshuar shumë atësia.

Në disa postime të fundit në Instastory ka treguar se po i përgatit drekën gruas dhe bazuar në postimet.

Njësoj ka vepruar edhe dje, derisa Loredana po kujdeset për vajzën e tyre./Lajmi.net/