Mozzik publikon një fotografi të rrallë të presidentit, Thaçi

Reperi nga Ferizaji, Mozzik është goxha aktiv në rrjete sociale.

ShowBiz

06/10/2018 08:23

Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram teksa shfaq Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin gjatë kohës së luftës, shkruan lajmi net.

Me këtë Gramos Aliu tregon hapur bindjen e tij politike që do të thotë se ai e përkrah, Presidentin Thaçi.

Sa i përket projekteve muzikore, Mozzik dje ka paralajmëruar se vjen në duet me vëllaun e tij, Getinjon me këngën ‘Para Siempre’.

Projekti i fundit i publikuar nga Mozzi është ‘Bonnie&Clyde’ në bashkëpunim me të dashurën e tij, Loredana Zefin që tashmë numëron mbi 15 milionë klikime në Youtube. /Lajmi.net/