Mozzik performon në festivalin më të madh evropian “Open Air Frauenfeld”

Artistët shqiparë për çdo ditë shënojnë suksese të reja.

ShowBiz

07/07/2018 21:26

Së fundi, ishte Mozzik ai i cili ka arritur një sukses, të cilin shumëkush e ka ëndërr, shkruan lajmi.net.

Ai ka performuar në  festivalin “Open Air Frauenfeld”, skenë në të cilën janë ngjitur yjet me famë botërore si Eminem, Wiz Khalifa, French Montana, e të tjerë.

Reperi Mozzik ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa momente nga kjo performancë, ku shihet duke kënduar hitin “Ti Amo” bashkë me Veysel.

Madje, gjatë performancës Mozzik është mbuluar me flamurin kuq e zi, duke treguar me krenari prejardhjen. /Lajmi.net/

https://video.gjirafa.com/lajminet?video=mozzik-performon-ne-festivalin-me-te-madh-evropian-open-air-frauenfeld

STOLZ OOO BABO ????? @openairfrauenfeldofficial

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on