Mozzik ia blen vetes një dhuratë tejet luksoze

Reperi nga Ferizaji, Mozzik është goxha aktiv në rrjete sociale.

ShowBiz

11/08/2018 10:50

Ai publikon imazhe dhe video të llojllojshme ku shpesh ndan me fansat ngjarje nga përditshmëria e tij, shkruan lajmi net.

Në një foto të fundit të publikuar në profilin zyrtar Instagram, Mozzik tregon se ia ka bërë vetes një dhuratë tejet luksoze.

Ai i ka blerë vetës një nga orat më të shtrenjtë ‘Rolex’ që kanë një vlerë marramendëse e që për të është e para.

“E para”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana pritet të bëhen prindër së shpejti. /Lajmi.net/