Mozzik dhe Loredana pozojnë me shumë stil të veshur në ‘Gucci’

Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana Zefi janë një nga çiftet që përfliten më së shumti në mediat rozë.

ShowBiz

31/07/2018 17:19

Ata janë tërë kohën së bashku, të cilët shpesh në rrjete sociale ndajnë momente të veçanta me ndjekësit, shkruan lajmi net.

Se janë ndër çiftet me stil të veçantë këtë e kanë dëshmuar pothuajse gjithnjë siç është rasti në foton e fundit ku janë të veshur në “Gucci”. “Skuadra Gucci”, shkruan Loredana.

Ndërsa reperi nga Ferizaji po ashtu ka publikuar fotografinë e njëjtë gjersa shkruan: ‘’Ne nuk erdhëm në këtë botë për t’u frikësuar nga e ardhmja. Kemi ardhur për t’a krijuar atë’’.

Theksojmë se, e dashura e Mozzik, Loredana është shtatzënë e që thuhet se është në muajin e katërt. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bl5nGQanjLL/?hl=en?&taken-by=loredana