Mozzik dhe Getinjo urojnë Unikkatilin, kështu e quajnë

Viktor Paloka të cilin e njohim me emrin artistik Unikkatil, sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

18/03/2018 12:21

Ai sot mbushi plot 37 vite jetë, me një karrierë shumë të suksesshme në tregun e muzikës, shkruan lajmi.net.

Tash e sa vite ai jeton në SHBA, ndërsa nuk e shohim të jetë i pranishëm në intervista për medie.

Ai ka pranuar shumë urime në adresë të tij që në orët e para të kësaj dite, ndërsa e uruan edhe reperët Mozzik dhe Getinjo, të cilët e quajnë “Legjendë”.

Në vitin 2012, Unikkatil kishte mbajtur koncert madhështor në Prishtinë, ku ishin të pranishëm numër i madh i fansave të tij. /Lajmi.net/