Mozzik dhe Getinjo shumë shpejtë me bashkëpunim

Vëllezërit nga Ferizaji pas hiteve ndaras kanë vendosur të bëhen bashkë për një këngë të re.

ShowBiz

12/07/2015 15:00

Vetë Mozzik ka lajmëruar se ai dhe vëllai i tij poashtu reper, Getinjo, janë duke përgatitur një këngë të re bashkë, transmeton Lajmi.net.

Kënga vjen pas hiteve nga të dyë, si solo ashtu edhe në bashkëpunime me artistët e tjerë.

Mozzik po shijon suksesin e këngës ‘Premtimet’ me Kidën pas hiteve si ‘Koke shumë’ dhe ‘Edhe njo’ me Encën ndërsa Getinjo sapo la lansuar këngën me Zelmën ‘A dalim’ pas hitit ‘Sjena mo’ me Evën. (Lajmi.net)