Mozilla zhvillon version të shfletuesit të saj për Windows 10-ën

Mozilla zbuloi planet e saj për të sjellë shfletuesin e saj në sistemin operativ Windows 10 të Microsoft. Kjo është e gjitha që dimë aktualisht ndërsa organizata jofitimprurëse tha se së shpejti do të debutojë ky shfletues.

Auto & Tek

08/07/2015 17:49

Mozilla ka një histori të gjatë dhe të pasuksesshme në Windows 8. Ata filluan të ndërtonin një shfletues i cili do të ishte në formën e një aplikacioni modern në stilin Metro por pas një shtyrje të konsiderueshme njoftuan se ishte anuluar zhvillimi i këtij versioni në 2014-ën.

Braktisja e këtij projekti u justifikua me faktin se vetëm pak njerëz po e testonin dhe nuk kishte tërhequr mjaftueshëm përdorues.

Mozilla nuk ka zbuluar asnjë detaj sesi do të ngjajë ky shfletues për Windows 10-tën, por është shprehur se do të jetë një alternative i një profili të lartë krahasuar me ato shfletues që kemi aktualisht në duar. (PCWorld Albanian)