Mozilla me telefon të mençur vetëm 25 dollarësh

Kompania e cila është e njohur më së shumti për shfletuesin e saj, Firefox, ka lidhur një partneritet me një prodhues të çipave kinezë me kosto të ulët. Ndonëse jo aq e fuqishme sa modelet tjera, pajisja do të përmbajë aplikacione dhe do të jetë e shfrytëzueshme për internet. Do të jetë tërheqës për personat…

Auto & Tek

24/02/2014 18:58

Kompania e cila është e njohur më së shumti për shfletuesin e saj, Firefox, ka lidhur një partneritet me një prodhues të çipave kinezë me kosto të ulët.

Ndonëse jo aq e fuqishme sa modelet tjera, pajisja do të përmbajë aplikacione dhe do të jetë e shfrytëzueshme për internet.

Do të jetë tërheqës për personat të cilët blejnë gjëra të lira. Celularët e modës janë shumë të popullarizuara në vendet në zhvillim.

Mozilla shpreson se do të kryesojë në treg, që tani është duke u synuar nga prodhuesit e pajisjeve elektronike, që i shohin vendet në zhvillim si zonë për t’u eksploruar. Mozilla do të përballet me konkurrencën e ashpër, nga markat më të famshme.