Mozilla mbyll Firefox-in për telefona

Mozilla e ka mbyllur zyrtarisht sistemin operativ Firefox për telefonat.

Auto & Tek

05/02/2016 16:05

Në një mesazh elektronik që u ka dërguar zhvilluesve, Mozilla njoftoi se do të ndalojë zhvillimin e sistemit Firefox për telefonat inteligjentë pas realizimit të versionit 2.6.

Ekipi i Mozilla-s ka qenë duke testuar një produkt të ri, që tregon se do të zëvendësojë atë aktual. Kompania tha se do të vazhdojë programin “foxfooding” që teston pajisjet, po nuk do të përdorë sistemin operativ Firefox që njohim sot.

Kompania nuk do të ofrojë më mbështetje për sistemin operativ Firefox duke filluar nga muaji maj, dhe do të largojë nga puna të gjithë ekipin që është marrë me këtë projekt.