Mozilla lanson zyrtarisht Firefox për iOS

Kompania kishte lansuar një version beta të programit në shtator, dhe që nga atëherë ka rregulluar shumë probleme të Firefox për iOS.

Auto & Tek

15/11/2015 15:34

Përdoruesit e Apple të cilët më herët nuk kanë qenë në gjendje që ta përdorin Firefox në pajisjet e tyre, tani mund ta bëjnë këtë pasi shfletuesi i njohur i Mozilla është bërë i gatshëm për iOS.

Dhe sot është më ndryshe, pasi më në fund kemi versionin final të këtij shfletuesi, transmeton lajmi.net.

Por, përdoruesit nuk mund ta bëjnë Firefox-in shfletuesin e tyre të vetëm; Safari do të hapet çdo herë që hapni ju ndonjë link nga e-mailet apo mesazhet.

Firefox ka shumë veçori, të cilat do t’i shihni sapo ta shkarkoni atë.