Mozilla lançon Firefox 45 për Android

Sot ka shumë shfletues për Android por ato më të njohurit gjatë këtyre viteve kanë ngelur akoma të njohur edhe sot. Një nga ata sigurisht është shfletuesi Google Chrome i cili vjen i parainstaluar në çdo pajsije Android dhe tjetri është versioni i Firefox për Android nga Mozilla.

Auto & Tek

10/03/2016 00:09

Nëse Firefox është shfletuesi kryesor tek pajisja juaj mobile, Mozilla sapo ka lëshuar versionin 45 të aplikacionit të tyre Android i cili ka prezantuar disa ndryshime të vogla.

Karakteristika ‘family-friendly’, i cili sigurisht kap vëmendjen e prindërve që ndajnë pajisjet e tyre me anëtarët më të rinj të familjes, është një karakteristikë e cila lejon përdoruesit të bllokojn opsione si kameran dhe mikrofonin tek ndërfaqja e Adminit.
Mozilla ka integruar dhe një karakteritsikë tjetër për të ndihmuar përdoruesit që të ruajnë dhe internet gjithashtu.
Opsioni i ri “Show images” mund të aktivizohjet kur të doni, sipas asaj çfarë thotë Mozilla përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan të shfletojnë ose jo një uebsajt me ose pa imazhe.
Nëse jeni të interesuar të përdorni këtë karakteristikë mund t’a gjeni atë tek menuja Advanced Settings./lajmi.net