Mozilla Firefox me përmbajtje të sponzorizuara

Përdoruesit e ri të Firefox së shpejti do të shikojnë reklamat kur të hapin një faqe të re (ang. tab). Grupi jofitimprurës i programeve Moxilla lajmëroi se do të ketë një ‘Directory Tiles’, një program që do të zëvendësojë tipe të ndryshme përmbajtjesh në faqe të hapura prej përdoruesve të rinj. Firefox momentalisht publikon faqet…

Auto & Tek

26/03/2014 21:42

Përdoruesit e ri të Firefox së shpejti do të shikojnë reklamat kur të hapin një faqe të re (ang. tab).

Grupi jofitimprurës i programeve Moxilla lajmëroi se do të ketë një ‘Directory Tiles’, një program që do të zëvendësojë tipe të ndryshme përmbajtjesh në faqe të hapura prej përdoruesve të rinj.

Firefox momentalisht publikon faqet e internetit më të vizituara kohët e fundit. Për përdoruesit e rinjë, gjeografisht të përshtatur dhe përmbatje të sponsorizuara të zgjedhura me kujdes.

Ashtu siç AdAge vuri në dukje, Mozilla nuk ka qënë gjithmonë organizata më ‘e dashur’ për sa i përket reklamave. Organizata është jofitimprurëse, por sjell të ardhura gjatë kërkimit në këtë faqe.

Darren Herman pranoi në një postim të tij në blog, se futja e reklamave do të krijojë një nivel të ri të ardhurash dhe do të ulet varësia në kërkim.

(techsot.al)