Mozilla feston 10 vjetorin e Firefox

Në ditëlindjen e dhjetë të Firefox, Mozilla do të lansojë disa vegla të reja të privatësisë, një fushatë sociale dhe një version të ri.

Auto & Tek

10/11/2014 18:02

Janë bërë dhjetë vjet prej se shlfetuesi nga Mozilla – Firefox – ka qenë në dispozicion për përdoruesit që të hulumtojnë nëpër Web.

Kur Firefox 1.0 doli për herë të parë në internet më 9 nëntor, 2004, ishte një botë më ndryshe e internetit, me Internet Explorer që e mbante një pjesë të pakapërceyshme të tregut prej 90% përdorim në botë, transmeton Lajmi.net.

Por, me një dizajn krejtësisht të ri që u lansua pranverën e kaluar, një arkitekturë të fuqishme 3D dhe me një sistem të ri, Firefox nuk shkoi drejt shuarjes.

Mozilla ka qenë duke prodhuar shleftues inovativ për celularët Android dhe iOS. Dhe ky version, që përfshin mjete si WebIDE dhe Firefox Tools Adapter, është në dispozicion sot, siç njoftoi kompania.

Planet e kompanisë për ditëlindjen e Firefox janë të mëdha, siç edhe kishte paralajmëruar zv.presidenti i Mozilla, Jonathan Nightingale.

Dhurata e parë për përdoruesit është butoni “Forget”. Ky buton i lejon përdoruesit që shpejtë dhe lehtë të heqin historinë nga periudha kohore që përdoruesit e kanë bërë në shfletues – qoftë nëse është para pesë minutave, para dy orëve apo gjatë gjithë kohës.
Butoni 'Forget' në Firefox
Nëse e hapni Firefox, ju do ta shini një faqe shpërndarëse sociale të quajtur “10 Years Independent” të vendosur në ballinën e shfletuesit. Me këtë, përdoruesit mund ta mbështesin kompaninë në dhjetë vjetorin e Firefox duke e shpërndarë në rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Tumblr.

Mozilla, me rastin e dhjetë vjetorit të Firefox ka postuar edhe një video në YouTube, ku mund ta shihni më poshtë.