Moyesin e lëndon humbja nga Evertoni

David Moyes ndihet shumë keq, pas humbjes që e pësoi Manchester Unitedi nga Evertoni. Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ thotë se United do të kthehet shumë shpejtë në Ligën e Kampionëve dhe do të bëhet ekip fitues.

Sport

21/04/2014 00:05

David Moyes e pranon se humbja nga Evertoni e ka lënduar. Manchester Unitedi u mposht 2:0 të dielën  dhe skuadra nga Old Traffordi nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1995.

“Kjo humbje dhemb, sepse Championsi është pjesë e këtij klubi. D të bëjmë gjithçka që të kthehemi në Champions, sa më shpejtë të jetë e mundur. Po mundohemi të bëhemi ekip që mund të fitojë ndeshje dhe trofe”, deklaroi Moyes për Sky Sport.

Evertoni fitoi dhe iu afrua kualifikimit për Ligën e Kampionëve, ndërsa Adnan Januzaj me shokë do ta ndjekin këtë eveniment vetëm nga televizori, sezonin tjetër.