Moyes ndihet krenar

David Moyes falënderon klubin dhe tifozët për përkrahjen në aventurën e shkurtër si menaxher i Manchester United. Ai thotë se do të ndihet gjithmonë krenar që udhëhoqi gjigantin nga Old Trafford.

Sport

23/04/2014 15:19

David Moyes ka falënderuar tifozët e Manchester Unitedit pas shkarkimit të tij të martën dhe ka thënë se ndihet “krenar” që udhëhoqi ekipin.

Moyes u shkarkua pas humbjes 2:0 nga Everton që konfirmoi se skuadra nuk do të arrijë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

“Të emërohem menaxher i Manchester Unitedit, një prej klubeve më të mëdha në botë, ishte dhe mbetet diçka që gjithmonë do të më bëj krenar”, deklaroi Moyes nëpërmjet një komunikate të publikuar nga Asociacioni i Trajnerëve të Ligës.

“Marrja e postit pas një periudhë aq të gjatë të stabilitetit të vazhdueshëm, dhe suksesit të madh, ishte pa dyshim një sfidë e madhe, por ishte një që e mirëprita dhe asnjëherë nuk u hamenda rreth saj”, shtoi ai.

“Niveli i detyrës së menaxherit në United është shumë i madh, por kurrë nuk jam ndalur nga puna e madhe dhe njësoj vlen edhe për stafin tim. I falënderoj ata për përkushtimin dhe vendosmërinë që kanë shfaqur gjatë këtij sezoni”.

“Në aventurën time të shkurtër kam mësuar se çfarë vende speciale janë Old Trafford dhe Carrington. Dua të falënderoj stafin e Unitedit që më ka bërë të ndihem i mirëseardhur dhe të jem pjesë e familjes së Unitedit nga dita e parë. Po ashtu dua të falënderoj tifozët që më kanë përkrahur gjatë gjithë sezonit. I uroj klubit çdo të mirë në të ardhmen”.