Moyes: Manchesteri është në nivel të Bayernit

David Moyes thotë se Manchester Unitedi mund ta konsiderojë veten në nivel të Bayern Munichut, me të cilin do të përballet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma. Menaxheri britanik është kritikuar se fundmi pas humbjeve në shtëpi nga Liverpooli e Manchester City, por është duke u munduar ta gjejë formën më të…

Sport

31/03/2014 22:38

David Moyes thotë se Manchester Unitedi mund ta konsiderojë veten në nivel të Bayern Munichut, me të cilin do të përballet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Menaxheri britanik është kritikuar se fundmi pas humbjeve në shtëpi nga Liverpooli e Manchester City, por është duke u munduar ta gjejë formën më të mirë për përballjen ndaj kampionit evropian.

“Ne e dimë se në ditën tonë më të mirë, jemi po aq të mirë sa ekipet tjera, por duhet ta demonstrojmë këtë më shpesh”, deklaroi fillimisht Moyes.

“Kisha besim të madh tek lojtarët dhe e kam thënë këtë që nga dita e parë, kjo nuk ka ndryshuar. E kisha ndjenjën se të gjithë lojtarët duan të luajnë. Këtë mund ta them nga qëndrimi i tyre në stërvitje”.

“Të gjithë ata duan të luajnë në ndeshje të mëdha, kjo është ajo se përse lojtarët janë këtu dhe që duan ta bëjnë këtë për vite të tëra”, përfundoi Moyes.