Moyes kritikohet për Mustafin

E përditshmja britanike Daily Mail ka publikuar një tjetër artikull kritikues në drejtim të menaxherit të Manchester Unitedit, David Moyes. Por, kësaj radhe skocezi nuk është sulmuar për ndonjë rezultat të dobët në drejtim të kampionit të Premierligës. Moyes është kritikuar për vendimin që gjatë kohës sa ishte në Everton, lejoi largimin e Shkodran Mustafit,…

Sport

28/02/2014 17:52

E përditshmja britanike Daily Mail ka publikuar një tjetër artikull kritikues në drejtim të menaxherit të Manchester Unitedit, David Moyes.

Por, kësaj radhe skocezi nuk është sulmuar për ndonjë rezultat të dobët në drejtim të kampionit të Premierligës.

Moyes është kritikuar për vendimin që gjatë kohës sa ishte në Everton, lejoi largimin e Shkodran Mustafit, si futbollist i lirë më 2012, kurse futbollisti shqiptar sot u ftua në Kombëtaren e Gjermanisë nga selektori Joachim Low, për ndeshjen miqësore me Kilin të mërkurën.

Mustafi është një prej futbollistëve të rinj që i janë bashkuar skuadrës seniore të Gjermanisë, së bashku me Mattias Ginter ngas Freiburg, Pierre-Michel Lassoga nga Hamburg dhe Andre Hahn nga Augsburg.

Ata do të paraqiten së bashku me yjet Bastian Schweinsteiger, Mario Gotze, Mesut Ozil dhe Lukas Podolski në ndeshjen ku Low do të përcaktohet për skuadrën e tij në Kampionatin botëror në Brazil.