Moyes, krenar me të kaluarën në Everton

David Moyes ndihet krenar me të kaluarën në Everton, por tash po mendon për skuadrën aktuale, Manchester United. Menaxheri britanik nuk dëshiron që vëmendja para sfidës me Evertonit të vihet tek ai.

Sport

18/04/2014 19:40

David Moyes do të jetë përpara një sfide të veçantë të dielën, kur do të përballet me ish skuadrën e tij, Everton.

Trajneri anglez ndihet krenar që e ka udhëhequr për një periudhë të gjatë ekipin nga Liverpooli, por tash po mendon tek skuadra aktuale, Manchester United.

“Vëmendja nuk duhet të jetë tek unë, por tek ndeshje që është Everton – Manchester United, e jo Everton kundër Moyes”, deklaroi fillimisht trajneri skocez.

“Ishte një nder dhe krenari të isha menaxher i Evertonit dhe që jam mbështetur nga tifozë të shkëlqyeshëm, të cilët e kanë përkrahur skuadrën në çdo moment”.

“Por, tash jam në Manchester United dhe mendoj të kem sukses me skuadrën time aktuale”, përfundoi Moyes.