Moyes ia pranon Man Cityt

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes pranoi se Manchester City luajti mirë në fitoren 3:0 në Old Trafford. “Ne nuk e filluam ndeshjen mirë. Ata ishin shumë të mirë, por ne u përmirësuam në vazhdim dhe deri tek goli i dytë kishim shanset tona. Por, nuk ishim të mirë sa duhet në fund”, deklaroi Moyes…

Sport

25/03/2014 22:27

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes pranoi se Manchester City luajti mirë në fitoren 3:0 në Old Trafford.

“Ne nuk e filluam ndeshjen mirë. Ata ishin shumë të mirë, por ne u përmirësuam në vazhdim dhe deri tek goli i dytë kishim shanset tona. Por, nuk ishim të mirë sa duhet në fund”, deklaroi Moyes në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Nuk mendoj se kartoni i verdhë për Marouane Fellainin pas ndërhyrjes ndaj Pablo Zabaletas ishte goditje e lirë, por nuk e parë parë sërish edhe pse të tjerët më kanë thënë se ishte edhe më keq”.

“Mendoj se luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë, dhe u paraqitëm nën nivelin të cilin e synojmë. Na duhet të ngrihemi për disa shkallë sepse për momentin nuk jemi aty ku duam të jemi”, u shpreh Moyes.