Moyes i shkruan tifozëve të Man Utd

David Moyes ka kërkuar mbështetje nga mbajtësit e biletave sezonale të Manchester Unitedit derisa presioni sa vjen e shtohet ndaj menaxherit të kritikuar skocez. Djajtë e Kuq kanë kaluar një stinor dëshpërues, nën nivelin e zakonshme, dhe Moyes, i cili zëvendësoi Sir Alex Fergusonin gjatë verës, ka shkruar një letër për tifozët, duhet pranuar se…

Sport

07/03/2014 10:21

David Moyes ka kërkuar mbështetje nga mbajtësit e biletave sezonale të Manchester Unitedit derisa presioni sa vjen e shtohet ndaj menaxherit të kritikuar skocez.

Djajtë e Kuq kanë kaluar një stinor dëshpërues, nën nivelin e zakonshme, dhe Moyes, i cili zëvendësoi Sir Alex Fergusonin gjatë verës, ka shkruar një letër për tifozët, duhet pranuar se ai nuk e kishte parashikuar gjendjen aktuale të gjigantit nga Old Trafford.

Në letrën e titulluar: “Një fjalë nga menaxheri”, ai tha: “Edhe pse e dija se kjo detyrë do të ishte një sfidë, kur e mora, sezoni i vështirë që jemi duke e përjetuar nuk është diçka që e kam paramenduar, dhe jam i sigurt se kjo qëndron edhe për tifozët, dhe futbollistët, stafin dhe mua që jemi të përkushtuar të kompensojmë për këtë”.

Moyes po ashtu sugjeroi se janë vetëm tifozët nga jashtë klubi që janë paraqitur kundër udhëheqjes së tij, dhe falënderoi përkrahësit e Manchester Unitedit që qëndrojnë të bashkuar.

“Kudo që shkojmë, njerëzit nga jashtë klubi kanë shumëçka për të thënë për Manchester Unitedin, por ne të gjithë qëndrojmë së bashku në periudha të vështira të këtij sezoni dhe besoj fuqishëm se në një të ardhme, do të dalim në fundin tjetër, më të fortë nga kjo përvojë”.

Letra e plotë: