Moyes drejt Sociedadit

Ish-trajneri i Manchester United, David Moyes pritet shumë shpejtë që të zyrtarizohet në krye të skuadrës spanjolle, Real Sociedad.

Sport

03/11/2014 09:12

David Moyes pritet që të jetë trajner i ri i skuadrës spanjolle, Real Sociedad, pas shkarkimit të mbrëmshëm të trajnerit Jagoba Arrasate.

Sociedad e humbi ndeshjen me Malagën dhe momentalisht nuk është duke kaluar në formë të mirë. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e shkarkimit të Arrasates.

David Moyes momentalisht është duke pushuar që pas shkarkimit nga United. Sidoqoftë, mediat raportojnë se ai do të jetë trajner i ri i Sociedadit.