‘Mousse’ çokollate

Një recetë tradicionale muse me një shije të hollë portokalli.

Lifestyle

13/02/2016 16:44

Përbërësit:

200g çokollatë me 60% kako

1 portokall

2-3 lugë gjelle kafe e fortë

6 vezë në temperaturë dhome, të ndara

Pak kripë

Përgaditja:

Qëroni portokallin, pastaj shtypeni lëkuren me shtypës havani.

Përzini çokollatën, lëkurën e limonit dhe kafenë në një enë mbi një tenxhere me ujë në nxehtësi. Kur çokollata të jetë shkrirë, hiqeni nga nxehtësia.

Përzini të bardhat e vezës dhe kripën në një enë të madhe deri sa të jetë zbardhur dhe shtrënguar. Lëreni anash.

Shtoni të verdhat e vezëve tek çokollata e ftohur dhe përzini mirë.

Shtoni çokollatën tek të bardhat e vezëve dhe përzini me kujdes.

Mbushni 10 gota deserit me masën dhe lëreni në frigorifer për 6 orë ose gjatë gjithë natës./lajmi.net