Mourinhos nuk i intereson rezultati

Trajneri i Chelsea, Jose Mourinho ka thënë se atij nuk i intereson fare rezultati, pasi me rëndësi janë tre pikët e fituara kundër Sportingut.

Sport

01/10/2014 00:38

Chelsea mposhti me rezultat minimal skuadrën e Sportingut, ndërsa Mourinho nuk brengoset për këtë gjë, pasi është i lumtur me tre pikët e fituara.

“Ne nuk jemi në fazën e eliminimeve ku golat janë shumë të rëndësishëm. Në këtë fazë pikët janë të rëndësishme dhe në i morëm tre të tilla”.

“Mendoj se ndeshja ishte e vështirë por korrekte. Gjyqtari e kontrolli atë, dhenë këtë mënyrë, gjithçka ishte në rregull”.

“Sportingu tregoi sot se është në nivel të njëjtë me skuadrat tjera që luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Mikel u fut në lojë në mënyrë që të mbyllë hapësirat në mesfushë, duke mos lënë Sportingun të shënojë golin e barazimit”, përfundoi Jose Mourinho deklaratën e tij për media pas takimit.