Mourinhos i vjen keq për Man Utd’in

Jose Mourinho ka thënë se i vjen keq për Manchester Unitedin dhe homologun e tij David Moyes, derisa kampioni i Premierligës vazhdon të ketë telashe këtë edicion. Barazimi me Fulhamin të dielën e la Unitedin nëntë pikë larg nga pozita e katërt në tabelë, derisa përgatiten të ndeshen me Arsenalin të mërkurën, në rrezik të…

Sport

10/02/2014 21:33

Jose Mourinho ka thënë se i vjen keq për Manchester Unitedin dhe homologun e tij David Moyes, derisa kampioni i Premierligës vazhdon të ketë telashe këtë edicion.

Barazimi me Fulhamin të dielën e la Unitedin nëntë pikë larg nga pozita e katërt në tabelë, derisa përgatiten të ndeshen me Arsenalin të mërkurën, në rrezik të madh të dështimit për të siguruar kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

“Më vjen keq për ta”, deklaroi Mourinho.

“Kurrë nuk kënaqem kur shoh dikë që ka probleme, sikurse ata. Por, United është United. David ka përvojë të mjaftueshme për t’u ballafaquar me këtë situatë, dhe e ardhmja do të jetë më e mirë për ta. Po, ai është njeriu i duhur për detyrën. Ata prapë mund të hyjnë në mesin e katërt pozitave të para. Nuk do të jetë lehtë, e di”.

“Ata e dinë se janë në kufi për pozitën e katërt, dhe e dinë se skuadra si ne, Liverpool dhe Arsenal janë duke shkuar mirë. Andaj, nuk do të jetë lehtë për ta që të ngushtojnë një disavantazh aq të madh. Por, është e mundur”.